Sot në datën 07.12.2017 në orën 13:00 u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Prefekturës së Qarkut Tiranë, mbledhja e Këshillit të Basenit Ujor Ishëm – Erzen, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit. Tematikat të cilat u shqyrtuan përmbanin miratimin e rendit të ditës të relatuar nga Drejtori i Basenit Ujor Ishëm – Erzen z. Shpëtim Mediu dhe kërkesave të subjekteve të përcaktuara në bazë të kritereve për shrytëzimin e burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore. Si rezultat u arrit në përfundimin e miratimit të grupit të parë të praktikave lidhur me kërkesat “leje për hapje pus shpimi”, duke gjetur miratimin me të drejtë vote të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Basenit Ujor. Proçesi dhe zhvillimi i mbledhjes do të vazhdojë javën tjetër me shqyrtimin nga ekspertët më të mirë të fushave hidrike si anëtarë të KBU –së referuar kërkesave të tjera të cilat presin miratimin nga ky organ vendimarrës.