U zhvillua sot më datë 17.1.2019 në Sallën e Takimeve të Prefektit të Qarkut Tiranë takimi ndërinstitucional për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1108, datë 30.12.2015 të sipërcituar. Proçesi i transferimit të aseteve të ujitjes dhe kullimit te bashkitë është një proces i filluar në fund të vitit 2015 por që për shkaqe objektive dhe subjektive u ndërpre. Me marrjen e detyrës, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari e vendosi këtë proces në listën e prioriteteve të institucionit.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe 5 bashkitë e Qarkut Tiranë.