Sot, më datë 03.03.2020 u zhvillua takimi i Task-Forcës Vendore, për sensibilizimin në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë takim morën pjesë z.Rebani Jaupaj, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, zj.Nertila Ndreu, N/Kryetare e Këshillit të Qarkut, z.Erindi Bejko, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi, Administrimit të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile në Bashkinë Tiranë, si dhe përfaqësues nga institucionet anëtarë të Task-Forcës Vendore dhe përfaqësues nga Bashkitë dhe Njësitë Administrative të Qarkut Tiranë. Në këtë takim, u evidentuan problematikat dhe rezultatet e arritura deri më tani, si dhe u la si detyrë që të punohet në vazhdimësi, me ritëm dhe energji të shtuar për sensibilizimin e komunitetit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe me objektiv çrrënjosjen e bimëve narkotike nga territori i Qarkut Tiranë.