Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në Iftarin e organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit
May 31, 2019
Nënprefekti i Qarkut Tiranë bëri një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e festës së Fiter Bajramit
June 4, 2019

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë ka organizuar një trajnim me anëtarët e Tryezës Teknike të Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore

Në datën 31.05.2019 Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me organizatën “Të Ndryshëm & Të Barabartë” ka organizuar një trajnim me anëtarët e Tryezës Teknike të Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore. Tema e trajnimit ishte “Informimi për të drejtat e viktimave të veprës penale, në veçanti për të drejtat e viktimave të trafikimit“, i cili është zhvilluar në kuadër të projektit “Drejtësia është histori e vërtetë ku në plan të parë janë viktimat’’, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendrën e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara, si dhe Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave.

Comments are closed.