Më datë 27.11.2018 u zhvillua mbledhja e Këshillit të Basenit Ishëm-Erzen nën drejtimin e Prefektes znj. Suzana Jahollari
November 27, 2018
Me rastin e ditës së clirimit të Shqipërisë u bën homazhe në nderim të të rënëve
November 29, 2018

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, organizoi një takim me drejtues të institucioneve të vetëqeverisjes vendore, degëve territoriale në Qarkun e Tiranës dhe përfaqësues të Drejtorisë së Arkivës Shtetërore Vendore

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, organizoi një takim me drejtues të institucioneve të vetëqeverisjes vendore, degëve territoriale në Qarkun e Tiranës dhe përfaqësues të Drejtorisë së Arkivës Shteterore Vendore.

Nisur nga shqetësimi i ngritur mbi gjëndjen e prapambetjes së krijuar, ruajtjes dhe përpunimit të materialit arkivor të prodhuar nga keto institucione, Drejtori i Drejtorisë së Arkivës Shtetërore Vendore, z. Pashk Alia, rekomandoi marrjen e masave urgjente për fillimin e punës për dorëzimin e fondit arkivor dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi.

Në përfundim të takimit u la si detyrë që çdo institucion duhet të hartojë dhe dërgojë pranë Institucionit të Prefektit Qarkut Tiranë, një informacion në lidhje me gjendjen e fondit  arkivor përkatës dhe masat që do të marrë më tej për fillimin e dorëzimit të dokumentacionit me Ruajtje Historike Kombëtare.

Comments are closed.