Sot, në datën 11.12.2018, Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme
December 11, 2018
Në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvilluan dy mbledhje me 27 Administratorët e Njësive Administrative të Bashkisë Tiranë dhe Përgjegjësit e Zyrave të Gjendjeve Civile përkatëse
December 13, 2018

Më datë 12.12.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari, ishte pjesë e panelit drejtues të prezantimit të projektit HELVETAS “BASHKI TË FORTA”

Më datë 12.12.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari, ishte pjesë e panelit drejtues të prezantimit të projektit HELVETAS “BASHKI TË FORTA” , pjesë e strategjisë së bashkëpunimit Zvicerian në fushën e qeverisjes demokratike. 

Prezent në këtë tryezë ishin Prefekti i Qarkut Tirane, Kryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, përfaqësues nga 5 bashkitë e Qarkut Tiranë, shoqëria civile, etj.

Ky takim u drejtua nga Z. Jackues Merat si lider i projektit dhe nga grupi i oficerëve që do të ndjekin zbatimin e projektit për çdo qark.

Qëllimi i këtij projekti ishte prezantimi me Strategjinë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2014-2020, ligjin “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligjin “Për financat e vetëqeverisjes vendore”. Gjatë bisedimeve u theksua nevoja për menxhimin e kapaciteteve bazuar në performancë dhe forcimin e mëtejshëm të tyre. Fokus të vecantë kishin gjithashtu komponentët si menaxhimi i mbetjeve urbane, arsimi parashkollor, monitorimi i performancës së bashkive si dhe trajnimet për çdo përfaqësues dhe mbikëqyres të këshillave bashkiakë.

Comments are closed.