Sot më datë 18.10.2018 u inspektua në terren diga e rezervuarit të Paskuqanit, Bashkia Kamëz
October 18, 2018
Ditën e hënë më datë 29.10.2018, Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me përfaqësues të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, banorët dhe Administratorin e pallatit ’’EDAL’’
October 29, 2018

Më datë 20.10.2018 në orën 16:00, në vëndin Kasolle të fshatit Ferraj mbi ish uzinën autotraktore ra zjarr, i cili në mënyrë të përshpejtuar përfshiu ullishten në këtë zonë

Më datë 20.10.2018 në orën 16:00, në vëndin Kasolle të fshatit Ferraj mbi ish uzinën autotraktore ra zjarr, i cili në mënyrë të përshpejtuar përfshiu ullishten në këtë zonë. Flakët përfshinë rreth një hektar ullishte, ku janë dëmtuar sipas kryeplakut rreth 25-30 rrënjë ullinj. Menjëherë ka mbërritur stafi i Emergjencave Civile të institucionit të Prefektit Qarkut Tiranë, Forcat e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë, Forcat Zjarrëfikëse dhe Policia e Shtetit. Të cilët së bashku me banorët e fshatit Ferraj e normalizuan situatën. Në vëndngjarje është prezent kryeplaku dhe ndërkohë në fazën e parë ka qenë Kryetari i Njësisë Administrative. Pas një orë e gjysëm, situata u vendos tërësisht në kontroll. Banorët me kryeplakun shprehin falenderime për shpejtësinë dhe koordinimin e menjëhershëm  të forcave të cilat mbërritën në moment. Tashmë në orën 18:00 nuk ka asnjë element rrezikshmërie. Akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, mendohet pakujdesi e rastit dhe përjashtohet cdo dyshim për qëllim vënieje.

Comments are closed.