Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen e rradhës të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm-Erzen
June 20, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës Kanalizime Tiranë
June 25, 2019

Më datë 23.06.2019 u bë një monitorim i vijës bregdetare në lidhje me situatën e stacioneve të plazhit

Më datë 23.06.2019, grupi i monitorimit i kryesuar nga Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, me përfaqësues nga Posta e Policisë së Shtetit Golem, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, bëri një monitorim të vijës bregdetare në lidhje me situatën e stacioneve të plazhit dhe zbatimin e vkm 171 datë 28.03.2019 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KUSHTET DHE KRITERET E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË STACIONIT TË PLAZHIT”

Gjatë inspektimit u kontrollua situata e stacioneve të plazhit përgjatë vijës bregdetare Qerret – M. Robit – Golem. Si rezultat u evidentua prezenca e një rrjete teli ndarëse që arrinte deri brenda në det; prezenca e 15 moleve (prita bregdetare) me gurë natyrore të ndërtuar me qëllim ndalimin e gryerjes nga deti; si dhe prezenca e një bunkeri tip M-100 për të cilin është kërkuar heqja e tij nga Shtabi i Përgjithshëm Ushtrisë.

Për sa i përket rrjetës së telit që arrinte deri brenda në det, u mundësua heqja vullnetare e saj nga ana e subjektit

Comments are closed.