Prefekti i Qarkut Tiranë kryesoi një aksion për sigurimin e 3 hapësirave publike, përgjatë vijës bregdetare tek Mali i Robit
July 17, 2019
Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë mori pjesë në takimin që u organizua në ambjentet e Hotel “Xheko Imperial” në kuadër të programit “Për sistemin e Komandimit të incidentit/Qendrat Operacionale të Emergjencave”
July 23, 2019

Pas inspektimeve dhe punimeve të bëra nga data 15 deri më datë 19 korrik 2019 tek Mali i Robit dhe në Golem u sigurua krijimi i 3 hapësirave publike në dispozicion të pushuesve të cilët preferojnë plazhet publike

Pas inspektimeve dhe punimeve të bëra nga data 15 deri më datë 19 korrik 2019, nga grupi i monitorimit ndërinstitucional, të kryesuar nga Prefekti i Qarkut Tiranë, të stacioneve të plazhit përgjatë vijës bregdetare tek Mali i Robit dhe Golem, Bashkia Kavajë, u sigurua krijimi i 3 hapësirave publike në dispozicion të pushuesve të cilët preferojnë plazhet publike. Si rezultat i këtyre aksioneve u arrit që pushuesit tashmë të kenë 1 hapësirë publike përbri Hotel Serena dhe dy hapësira tek zona e Murrizit, përkatësisht rreth 5000 m2. Këto punime u përmbyllën me vendosjen e koshave për mbetjet urbane, sistemimin e rërës dhe heqjen e barishteve, dhe do të vazhdojnë sërisht të hënën me sistemimin e kanalit që ndodhet afër plazhit publik në Malin e Robit. Në këtë inspektim ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Z. Blendi Klosi, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Z. Ledion Lako dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse të plazhit. Kjo punë e cila kishte rezultate të kënaqshme u përgëzua edhe nga ministri i Turizmit në prani të mediave më prestigjoze të vendit, i cili theksoi se shembulli i aksionit të Prefektit të Qarkut Tiranë do vazhdojë të shtrihet në të gjithë territorin e bregdetit shqiptar. Bashkëpunim shumë të madh dha biznesi privat “Fusha shpk” të cilët ofruan mjetet e punës në dispozicion të këtij aksioni.

Comments are closed.