Nisur nga situata e rënduar e rreshjeve të shiut të ditës së djeshme në Qarkun e Tiranës dhe Qarkun e Durrësit, rezultoi ngritje e konsiderueshme e nivelit të lumit Erzen.
May 17, 2018
Pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u organizua takimi i dytë i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit
May 21, 2018

Përfundoi java e dytë e Task-Forcës nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me të gjitha inspektoratet të cilat monitorojnë territorin

Më datë 18.05.2018 përfundoi java e dytë e Task-Forcës nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me të gjitha inspektoratet të cilat monitorojnë territorin, Drejtorinë e Hetimit Tatimor, si dhe forcat mbështetëse të Policisë së Shtetit të Qarkut Tiranë dhe Durrës. Në këtë aksion u konkretizua verifikimi i 19 subjekteve me aktivitet linja të fraksionimit të inerteve dhe përpunimit të tyre, prodhime betoni dhe asflto-betoni me vendodhje brenda Basenit Ujor Ishëm Erzen. Veprimet u ndoqën mbi bazën e lëshimit të proces-verbaleve dhe akt konstatimeve duke kaluar dhe në gjoba për subjekte qe u gjetën me shkelje. Ju la detyrë largimi i menjëhershëm i zhavorreve lumore nga sheshet e depozitimit për të gjitha subjektet të cilat nuk justifikojnë veprimtarinë në shfrytëzimin dhe përpunimin e inerteve lumore, si dhe shitja e tyre në cdo rast do të quhet e pajustifikuar dhe e patolerueshme.

Comments are closed.