Sot më datë 29.10.2018, pranë ambienteve të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua një takim me drejtorin e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut Tiranë, z. Ilir Vishkurti
October 29, 2018
Më datë 30.10.2018 pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë është zhvilluar takimi i KRAT (Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore)
October 30, 2018

Pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë më datë 30.10.2018, mbërriti shqetësimi i Kryetarit të Bashkisë së Kamzës, në lidhje me gjëndjen e banesës së z. Manuel Puka, e cila është rrëzuar plotësisht si pasojë e tërmetit të rënë në datën 04.07.2018

Pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë më datë 30.10.2018, mbërriti shqetësimi i Kryetarit të Bashkisë Kamzës, në lidhje me gjëndjen e  banesës së z. Manuel Puka, e cila është rrëzuar plotësisht si pasojë e tërmetit të rënë në datën 04.07.2018, ku si pasoj familja ka ngelur në qiell të hapur. Përsa më sipër,  lidhur me shqetësimin e Bashkisë Kamëz qe shprehte pamundësinë e mbështetjes logjistike, Prefektura e Qarkut Tiranë me interesimin e drejtpërdrejt të Prefektes znj. Jahollari, sensibilizoi strukturat e Kryqit të Kuq Shqiptar, të cilët mundësuan në mënyrë urgjente një cadër familjare për strehimin e familjes. Pas kësaj cadra u dërgua në destinacion duke I siguruar familjes Puka, një strehim të përkohëshëm. Ndërkohë u la porosi në Bashkinë Kamëz, që të ngrihet nje grup pune për vlerësimin e dëmeve pas shëmbjes së objektit.

Comments are closed.