Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhje me drejtorët e Zyrave Vendore Arsimore të Qarkut Tiranë.
February 7, 2020
Sektori i Emergjencave civile në Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë morën pjesë në seminarin me temë “ KATASTROFAT NUK NJOHIN KUFIJ”.
February 12, 2020

Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjese në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Tiranë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet.

Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari mori pjese në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Tiranë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm ministra, deputetë të Tiranës, kryetarë të Bashkive të Qarkut Tiranë si dhe kryetarët e Prishtinës, Tetovës, Tuzit etj, përfaqësues të Klerit në Shqipëri si dhe shumë qytetarë e art dashës të Tiranës. Në fjalën e mbajtur Znj.Jahollari shprehu mirenjohje te thellë për kontributin e dhënë nga qytetarët e Tiranës, atdhetarinë dhe krenarinë e tyre në mbrojtje të qytetit dhe shndërrimit të tij në kryeqendër të vendit. Kryetari i Bashkisë Tiranë z.Erion Veliaj falenderoi familjarët e atyre që dhanë kontributin dhe mundin e tyre në krijimin e Tiranës Kryeqytet në vitin 1920, si dhe u shpërndau dekorata mirenjohjeje për nder të tyre.

Comments are closed.