Prefekti i Qarkut Tiranë priti në takim drejtoreshën e Agjensisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
October 24, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë Jahollari mori pjesë në aktivitetin e ditës së përvjetorit të 74-rt të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të organizuar nga Ministria e Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të jashtme.
October 28, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në takimin e Prefektëve të të gjitha qarqeve të Shqipërisë të organizuar nga Prefekti i Qarkut Elbasan Z.Maksim Malaj.

Sot, më datë 25.10.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari mori pjesë në takimin e Prefektëve të të gjitha qarqeve të Shqipërisë të organizuar nga Prefekti i Qarkut Elbasan Z.Maksim Malaj. Ky takim kishte si qellim bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave mes stafeve të institucioneve të Prefektëve. Në të këtë takim u bë një vizitë në bashkinë e qytetit ku prefektët u pritën si dhe u nderuan nga kryetari i bashkisë Z.Gledjan Llatja. Më pas prefektët bënë një vizitë në muzeun etnografik si dhe në kalanë e qytetit për të parë nga afër vlerat historike të qytetit të Elbasanit. Udhëtimi vijoi me një vizitë në kishën Shelcan, si dhe në hidrocentralin e Banjës, ku më pas u përmbyll me një vizitë në biznesin Rozafa për të parë nga afër ecurinë e bizneseve në qytetin e Elbasanit.

Comments are closed.