Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në aktivitetin që u organizua nga Kryeministri, z.Edi Rama, për nder të dëshmorëve të rënë në luftën për lirinë e Atdheut
May 5, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë ishte pjesë e inspektimit të digave dhe rezervuareve në zonat e Mbrojtura të Malit me Gropa-Bizë-Martanesh
May 7, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë organizoi takimin e dytë të “Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore”

Sot, më datë 06.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari organizoi takimin e dytë të “Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore”. Të pranishëm ishin z.Andi Seferi, Nënkryetar i Bashkisë Tiranë, z.Ilir Vishkurti, Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura, znj.Adriana Petri, Drejtoresh pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe përfaqësues të institucioneve të tjera që janë pjesë e këtij Komiteti. Në këtë takim u diskutua për rregulloren mbi të cilën do funksionojë ky Komitet.  Anëtarët, në unanimitet, miratuan rregulloren hartuar në zbatim të VKM-së Nr.593 datë 09.10.2018 “Për ngritjen e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore.

Comments are closed.