Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1108, datë 30.12.2015,, “Për transferimin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te bashkitë të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”.
January 17, 2020
Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, ndoqën problematikën e ndotjeve të bërë publike në media në zonën e plazhit të Vilë Bashtovës, në Rrogozhine, në grykëderdhjen e lumit Shkumbin.
January 20, 2020

Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Bregdetit pranë Ministrisë së Turizmit, me qëllim pasqyrimin e situatës aktuale të personave të prekur nga termeti që vazhdojnë të jenë ende të strehuar në Hotele.

Sot, më datë 20.01.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari  zhvilloi një takim me drejtorin e  Përgjithshëm të Agjencisë së Bregdetit pranë Ministrisë së Turizmit z.Ledion Lako, me qëllim pasqyrimin e situatës aktuale të personave të prekur nga termeti që vazhdojnë të jenë ende të strehuar në Hotele. Qëllimi i këtij takimi ishte që nëpërmjet influencës së Prefektit për angazhimin maksimal të Bashkive të  nxitet dhe përshpejtohet procesi i aplikimit të bonuseve të qerave dhe zhvendosjen sa më të shpejtë të të gjithë përsonave që vazhdojnë qëndrojnë ende në hotele. Gjithashtu në takim u diskutua edhe mbi  vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të Komitetit të Turizmit për Qarkun, i  kryesuar nga Prefekti i Qarkut, dhe në këtë aspekt u diskutua mbi planifikimin paraprak dhe marrjen e masave preventive nga ana e Bashkive, për sezonin turistik veror, duke u fokusuar kryesisht në 4 aspekte kryesore sic janë përmirësimi i pastrimit të plazheve dhe rritja e kapaciteteve të pastrimit në zonën turistike në përgjithësi, përmirësimi i qarkullimit rrugor, përmirësimi në rritjen e hapësirave të plazheve publike dhe rritja e sigurisë në plazhe (siguria publike, masat kundra zjarrit, etj), si dhe bashkëpunim e takime të vazhdueshme me Tour-Operatorë që zhvillojnë aktivitet në territorin e Qarkut Tiranë.

Comments are closed.