Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi një takim pune me kryetarin e Bashkisë Kamëz z.Rakip Suli në lidhje me ecurinë e punës për menaxhimin e situatës pas tërmetit të datës 26.11.2019. Gjatë këtij takim z.Suli deklaroi se bashkia Kamëz nuk ka nevojë për cadra pasi aktualisht janë ofruar bonuset e qerave dhe nuk ka më njerëz të cilët kanë kërkuar apo janë të strehuar në cadra. Në këtë bashki aktualisht janë 144 familje të cilët po trajtohen me bonus qeraje. Znj.Jahollari shprehu mirënjohjen e saj për fillim nga puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.