Prefekti i Qarkut Tiranë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019, organizoi një takim konsultativ në lidhje me problematikat dhe marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit arsimor
September 13, 2018
Organizohet takimi Mbështetja e BE në reformën e sektorit të ujit në Shqipëri
September 18, 2018

Prefektja e Qarkut Tiranë ishte pjesë e aktivitetit të zhvilluar në Njësinë Administrative Pezë, në kujtim të 76-vjetorit të Konferencës së Pezës

Sot më datë 16.09.2018 Prefektja e Qarkut Tiranë ishte pjesë e aktivitetit të zhvilluar në Njësinë Administrative Pezë, në kujtim të 76-vjetorit të Konferencës së Pezës. Në fjalën e saj znj.Prefekte përshëndeti të pranishmit si dhe në emrin e saj personal dhe të të gjithë qarkut falenderoi për këtë aktivitet të shkëlqyer që përkujton një nga ngjarjet me peshë të madhe historike të luftës së shqiptarëve për liri dhe dinjitet.

Ngjarje të tilla, si Konferenca, skaliten në memorie dhe kalojnë brez pas brezi si çaste krenarie për të gjithë ata burra dhe gra të cilët historia i ka vlerësuar dhe do t’i vlerësojë gjithmonë, sepse ngjarje si këto përcaktojne fatet e një populli.

Organizatorët e pjesëmarrësit e ketij eventi historik meritojnë respekt e nderim, për këtë hap historik që ndërmorën.

Comments are closed.