TAKIMI RAJONAL NË NIVEL QARKU, PËR SENSIBILIZIMIN E KOMUNITETIT PËR PARANDALIMIN E KULTIVIMIT TË BIMËVE NARKOTIKE PËR VITIN 2019
March 4, 2019
Sot, më datë 06.03.2019, u zhvillua promovimi i librit “Oficeret shqiptare në rrjedhën e historisë”, në të cilin Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, është bashkëautore sëbashku me z. Kujtim Boricin
March 6, 2019

Sot më datë 05.03.2019 Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Republikën e Shqipërisë

Sot më datë 05.03.2019 Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të përvjetorit të datës 5 mars 1998, në nderim të komandantit legjendar, dëshmorit të Atdheut, Adem Jasharit.  U vendosën kurora lulesh në shenjë nderimi pranë bustit të komandantit legjendar, Adem Jashari. Në fjalën e mbajtur z. Jahollari, theksoi se duhet të jemi të bashkuar, e të punojmë fort në mënyrë që Kosova të vazhdojë rrugën e saj Europiane. Të pranishëm ishin Zv. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, z. Agim Çaka, Zv. Ministri i Punëve të Jashtme, z. Çerkin Dukolli, Konsulli i Përgjithshëm i Ambasadës së Kosovës, z. Halim Krasniqi, Zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koco, përfaqësues të ambasadës së Kosovës, veteranë të luftës dhe familjar të dëshmorëve.

Comments are closed.