Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, priti në takim grupin kryesor të Planizimit për Stërvitjen “Reagimi i Përbashkët 19”
April 17, 2019
Sot, më datë 19.04.2019, u zhvillua takim me Organizatën Kombëtare të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut
April 19, 2019

Sot, më datë 18.04.2019, u zhvillua takim me temë “Diskutim mbi kufirin e ndarjes administrative ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë Vorë“

Sot më datë 18.04.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me temë: “Diskutim mbi kufirin e ndarjes administrative ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë Vorë“ , me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Bashkia Tiranë me në krye nënkryetarin z. Andi Seferi, Bashkia Vorë me në krye kryetarin z. Fiqiri Ismaili, si dhe Agjensia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.Në këtë mbledhje u njoftua se Harta e re dixhitale e Ndarjes Administrativo-Territoriale është në proçes diskutimi  dhe u vendos që deri në miratimin e saj, bashkitë do ti drejtohen shkresërisht Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore me dijeninë e Prefektit të Qarkut Tiranë për qartësimin e kufijve administrative.

Comments are closed.