Takim me përfaqesuesit e Ambasadës Turke në Shqipëri, për ndarjen e ndihmave në zonat e prekura nga përmbytja.
December 14, 2017
Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Jahollari ka zhvilluar sot një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Znj. Bici
December 15, 2017

Masa konkrete për prevenimin e përmbytjeve në Bashkinë Vorë.

Sot me datë 18.12.2017 në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua takimi me qëllim zgjidhjen e përhershme të  problematikës së tombinove në aksin e Autostradës Tiranë – Durrës. Ky takim u drejtua nga Prefektja Znj.Jahollari  si dhe Sekretari i Përgjithshëm Z.Konomi. Të pranishëm ishin drejtues të disa institucioneve të tillë si:

Drejtori Rajonal i U.K.T. Z.Redi Molla,

Drejtor Rajonal i A.RR.SH., Z.Bib Gjomarkaj,

Drejtor Rajonal i O.SH.E.E Z.Klevis Jahja, si dhe përfaqësues nga subjekti privat G.E.C.I.shpk Z. Mihal Cico.

Në fokus të këtij takimi ishte zgjidhja e përhershme e problematikës së përmbytjeve për zonat: mbikalimi i Kamzës-Kashar-Qaf Kashar-Vorë, si dhe njohja e detajuar me faktorët që ndikojnë në përmbytjen e disa zonave problematike si p.sh. Ura e “Limuthit”, rreth-rrotullimi i Bashkisë Vorë etj., Znj.Jahollari kërkoj nga të pranishmit koordinatat e sakta me pikat problematike dhe nga këtu të ndërmeren masa për të ndërhyrë.

Të pranishmit raportuan se situata përkeqësohet, si rrjedhojë e mos pastrimit të kanaleve të bordit të kullimit çka pengon kalimin e ujrave.

Znj. Prefekte ngriti një grup të përbashkët pune i cili do ketë për qëllim azhornimin e situatës dhe pas dy ditësh në datën 21.12.2017, të përpilohet një raportim, me qëllim që të fillojmë punën për të zgjidhur në mënyrë të  përhershme zonat problematike dhe sensitive ndaj reshjeve të shiut. 

Comments are closed.