JAVA TOKËS 16-22 Prill 2018
March 29, 2018
Ne date 5 prill 2018 Prefektja e Tiranes organizoi takimin me Drejtorin e Pergjithshem te Permbarimit z.Pirro Lutaj.
April 5, 2018

Tryezë e rrumbullakët për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të Bashkisë Kamëz

Ditën e sotme në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me qëllim marrjen e masave të përbashkëta, për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve në Bashkinë Kamëz. U diskutua për arritjen e një konsensusi të pretenduar mes palëve, për përdorimin e rezervave ujore të Bovillës.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të:
Agjencisë së Menaxhimeve të Burimeve Ujore (ish Sekretariati Tekniki i Këshillit Kombëtar të Ujit);
Ministisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës;
Agjencisë Kombëtarë të Ujësjellës Kanalizimeve;
Kryetari i Bashkisë Kamëz;
Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz;
Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë;
Zyrës së Administrimit të Basenit Ujore (ish ABU)
Prefektja e Qarkut Tiranë nën cilësine e Kryetarit të Këshillit të Basenit ujor pasi u njoh dhe dëgjoj mendimet dhe argumentat ligjorë të palëve, vendoi që kjo çështje të kaloj për zgjidhje pranë Agjencisë së Menaxhimeve të Burimeve Ujore dhe Zyrës së Administrimit të Basenit Ujore, sipas dsipozitave të ligjit Nr. 6, datë 08.02.2018 “Për menaxhimin e Burimeve Ujore”. Pas arritje së marrveshjes mes palëve për shfrytëzimin e burimit të Bovillës të Kalohet në implementimin e investimeve të KFË.

Comments are closed.