Konferencen e organizuar nga PNUD ne Beograd me vendet e rajonit per Emergjencat Civile.
January 10, 2018
Takim i Prefektes me Kreun e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit në Kryeministri Znj. Gerta Lubonja
January 11, 2018

U zhvillua mbledhja e Grupit të Punës mbi bazën e Urdhërit nr.165 datë 07.12.2017, për Basenin Ujor Ishëm – Erzen.

Sot në datën 10.01.2018 në orën 10:30 u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Prefekturës së Qarkut Tiranë, mbledhja e Grupit të Punës të Basenit Ujor Ishëm – Erzen, në zbatim të  Urdhërit nr.165 datë 07.12.2017, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit.

Në mbledhjen e grupit të Punës u diskutua në lidhje me nisjen e aksionit të inspektimit të kryer në datat 8 dhe 9 Janar 2018 përgjatë lumit Erzen, duke bërë evidentimin e të githa pikave të inerteve të ngritura, të cilat ushtrojnë aktivitetin pranë brigjeve të lumit Erzen. Në fund të mbledhjes u grumbulluan të gjitha materialet e punës operacionale të kryer në terren, si dhe nxjerrja e të gjitha problematikave për masat që do të meren në vazhdim.

Comments are closed.