Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro mori pjesë ne homazhet që u mbajtën tek memoriali në Qafë Kashar për nder të delegatëve të Kongresit të Lushnjes që u pritën pikërisht në këtë vend nga populli i Tiranës dhe drejtuesit lokalë të asaj kohe, për të vijuar më pas veprimtarinë e tyre në kryeqytetin e saposhpallur të Shqipërisë. Për kontributin e tyre të çmueshëm dhe të gjitha përpjekjet që bënë për transformimin e madh të Tiranës kanë mirënjohjen tonë të përbashkët. 11 Shkurti i vitit 1920 është një datë e shënuar për Shqipërinë dhe për Tiranën në veçanti, që prej atij momenti u shndërrua në kryeqendrën e vendit dhe mbarë shqiptarisë. Simbolika e këtij 102 vjetori të Tiranës kryeqytet është shumë më e madhe dhe domethënëse sepse 2022 e gjen Tiranën Kryeqytet Europian të Rinisë!