Në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit #ShqipëriEPastër
January 25, 2022
Takim konsultues në lidhje me sfidat që na presin dhe përgatitjet për sezonin turistik 2022
February 1, 2022

Analiza vjetore e veprimtarisë së Drejtorisë Vendore e Policisë Tiranë për vitin 2021

Prefekti i Qarkut Tiranë z.Afrim Qëndro, në analizën vjetore të vitit 2021 mbi punën, arritjet, problemet dhe kryesisht në drejtim të rritjes së performancës së DVP Tiranë, vlerësoi me tone optiomiste rezultatet e arritura deri tani nga strukturat e kësaj policie, në drejtim të rritjes së parametrave të të gjithë treguesve të sajë.
Një falenderim të veçantë, Zoti Prefekt e dedikoi në lidhje me pozitivitetin dhe nivelin e bashkëpunimit të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë me Institucionit në bazë qarku dhe kryesisht me Institucionin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit. Ky Bashkëpunim është permanent, i vazhdueshëm, efikas dhe që na ka dhënë nje rezultat shumë të mirë në vitin që lam pas.
Një vëmendje në këtë fjalë të Prefektit Qëndro, ia kushtoi shqetësimit të tij të përsëritur edhe në takimet e mëparshme të kësaj strukture, i cili ka të bëjë me faktin se shtimi i vazhdueshëm i popullsisë që po përballet Qarku i Tiranës, duhet të shoqërohet dhe me rritjen e forcave esenciale të efektivit të kësaj policie, me qëllim që kryerja e detyrave dhe performanca e sajë të jetë në treguesit që e kërkon koha dhe situiata.
Pasi përshkroi shumë arritje dhe detaje ku duhet të përqëndrohet më së shumti puna dhe veprimtaria e policisë në Qarkun e Tiranës, zoti Afrim Qëndo u përqëndrua te çështja më e rëndësishme që e konsideroi dhe kryefjalë të retorikës së tij “lufta e fortë dhe e patolerueshme kundër kanabisit”. Në detyrat e mia institucionale – vijoi ai në lidhje me këtë çështje, – ka shumë rëndesi që duke u mbështetur dhe në cilësinë që më jep ligji, unë do jem një bashkpuntor shumë i mire i policisë së shtetit dhe çdo institucioni tjetër që ka tagrin për luftën kundër këtij fenomeni.
Së fundmi, me shumë besim dhe optimizëm në vijimësinë e rezultateve të sajë, dua ta mbyll këtë fjalë timen duke uruar punë të mbarë policisë rrugore, policisë së rendit dhe të gjithë strukturave të tjera të policisë së shtetit, – përfundoi këtë fjalë përmbledhëse Prefekti i Qarkut Tiranë

Comments are closed.