Në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u mbajt analiza vjetore e punës për vitin 2021.
Të pranishëm ishin Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro, ish Prefekti z. Mersin Murati, z. Julian Hodaj Zëvendësministër i Brendshëm dhe znj. Alma Mele Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Prefekturave në Ministrinë e Brendshme.
Analiza e punës u referua nga përgjegjësit e sektorëve të Prefekturës të cilët pasqyruan në mënyrë të detajuar punën e institucionit, arritjet dhe sfidat.
Gjatë analizimit të situatave, problematikave, dhe arritjeve të vërejtura përgjatë vitit 2021 Prefekti tha se pas vitit 2020 dhe sfidave të rimëkëmbjes gjatë 2021, një punë intensive na pret në 2022, për të përmbushur detyra dhe prioritetet e qeverisë.