Ditën e sotme më datë 29.01.2019 pranë ambjenteve të Intitucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua takimi i parë i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura nën drejtimin e znj.Suzana Jahollari, Prefekt i Qarkut Tiranë.
Në takim ishte i pranishëm z.Zamir Dedej, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, i cili shpjegoi mënyrën si do të funksionojë dhe në çfarë hapsire do të shtrihet ky Komitet. Ai theksoi së draft rregullorja do jetë gati për miratim brenda muajit Shkurt, dhe mbledhja e rradhës parashikohet në muajin Mars.
Znj.Jahollari në fjalën e saj kërkoi angazhimin maksimal të gjithë strukturave që janë pjësë e Komitetit, për përgjegjësit që i takojnë gjithsecilit, që në fund të arrihet një produkt i vlefshëm për vet misionin që luan ky komitet, një mjedis më i pastër, i shëndetshëm dhe atraktiv.