Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro mori pjesë në inaugurimin e Kino-Teatrit që mban emrin e një prej artistëve më të mëdhenj shqiptar, Aleksandër Moisiut. Ky investim, i mbështetur nga miqtë tanë austriakë e zvicerianë, është një vlerë e shtuar për jetën kulturore dhe artistike të qytetit të Kavajës, një hapësirë dinjitoze e munguar prej kohësh. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe Presidentin Alfred Moisiu. Me urimin për qytetarët e Kavajës që ta gëzojnë Kino-Teatrin e ri, Prefekti shprehu vleresimin se ky investim do të jetë një nxitje për artistët lokalë dhe jo vetëm, me qëllim pasurimin e jetës kulturore dhe lartësimin më tej të emrit dhe veprës së Aleksandër Moisiut.