Sot me datë 12/03/2018 Institucioni i Perfektit të Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen e Task Forcës Vendore. Në bazë të Urdhërit Nr.51, datë 13/04/2017 i Kryeministrit, për ngritjen e grupit të punës Task-Forca Vendore për zbatimin e planit të veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit te kanabisit 2017. Pranë cdo prefekture ngrihet Task-Forca Vendore për realizimin e koordinimit dhe bashkëveprimit efektiv në nivel vendor, shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve të përfshira, hartimin e vlerësimeve të përbashkëta në zbatim të detyrimeve të parashikuara në Planin e Veprimit kundër Kultivimit Dhe Trafikimit të Kanabisit. Morën pjesë Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Policisë Vendore së Tiranës, pesë nënkryetarët e Bashkive Tiranë, Vorë, Rrogozhinë,Kamëz, Kavajë, Kryetarët e 24 Njësive Administrative së Tiranës, Drejtori i OSHE, Drejtori i SHISH. Prefektja Znj.Jahollari raportoi mbi luftën antikanabis duke theksuar arritjet dhe problematikat e shfaqura gjatë vitit 2017. Takimi u mbyll pas diskutimeve dhe dhënies së objektivave për vitin 2018.