Në vijim të hartimit të planit të veprimit për aksionin e pastrimit të segmenteve
lumore dhe detare, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, sot me datë 06.04.2018
organizoi takimin koordinues me Strukturat Përgjegjëse për këtë nismë. Të pranishëm
në këtë takim ishin:
1. Lediana Karalliu, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit,
2. Ilir Thartori, Bashkia Tiranë,
3. Florian Alija, Bashkia Tiranë,
4. Zaim Kupa, Bashkia Kamëz,
5. Arilda Kasa, Bashkia Vorë,
6. Arben Mollaj, Forcat e Armatosura,
7. Robert Hysenllari, Forcat e Armatosura,
8. Erjola Shehaj, Drejtoria Arsimore e Qarkut Tiranë.
Në fjalën e saj Znj.Jahollari, vuri theksin mbi rëndësinë e këtij aksioni të iniciuar nga
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, për impaktin që duhet të përcjellë tek Institucionet
Përgjegjëse dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. Në takimin e sotëm pas diskutimeve
konstruktive u miratua plani i veprimit, i përpiluar me të dhënat e sakta nga çdo
strukturë e përcaktuar, për të operuar në segmentet lumore dhe detare.