Me urdhër të Prefektit të Qarkut Tiranë, z.
Afrim Qëndro, në ambientet e Komisariatit Nr.6 të Policisë (Kombinat), u organizua një takim ndërinstitucional në lidhje me “Masat Mbrojtëse dhe Parandaluese për Emergjencat nga Zjarret”.
Në këtë takim të drejtuar nga Prefekti i Qarkut, morën pjesë Drejtori dhe Nëndrejtori i Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë, z. Lorenc Panganika dhe z. Luigj Vathi, shefat e Komisariateve të Policisë të Qarkut të Tiranës, drejtuesit e njësive administrative, ata të emergjencave civile dhe drejtuesit e shërbimit të MZSH-ve të 5 Bashkive të këtij Qarku.
Në fjalën e tij Prefekti i Qarkut z. Qëndro, ndër të tjera theksin e vuri te masat që kanë të bëjnë me përballimin me efikasitet të plotë për të pasur sa më pak dëme në situatat e pritshme të zjarreve në stinën e nxehtë që presim në vijim dhe konkretisht:
Bashkpunim, bashkerendim dhe bashkveprim i sherbimit zjarrfikes me njësit administrative dhe policin e rendit per përballimin e situatave të zjarreve të pritshme në stinën e verës.
Marrja e masave nga Kryetarët e Njësive Administrative dhe kryepleqt e fshatrave për krijimin e grupeve vullnetarve në mbështetje efikase të shërbimit zjarrfikës në raste zjarresh.
Grupet Vullnetare të ngritura në bazë fshati dhe Njësie Administrative, duhet të organizohen dhe të instruktohen në mënyrë të tillë që të jenë të afta për mirëfunskionim në kohë reale të sistemit të lajmërimit dhe të bashkërendimit të detyrave në cdo situatë emergjente.
Njësitë Adminstrative, të përcaktojnë dhe të planifikojnë më herët hartën e zonave me risk zjarri, nisur kjo nga eksperiecat e mëparshme, dhe të merren masa të shtuara për mbikqyrjen e këtyre zonave për ndërhyrje sa më të efektshme në ëdo situatë të përsëritur.
Ndër të tjerë diksutuan përfaqësues të Prefekturës, Drejtori i Policisë Vendore të Qarkut, Drejtori i MZSH-së Tiranë, Kryetar Njësish Adminsitartive etj.
Vendosja e theksit te problematikave të mëparshme, dhe marrjen e masave në vijim për bashkërendimin e veprimeve të forcave dhe mjeteve të strukturave pjesmarrëse në situata zjarresh për ti përballuar ato me sukese, ishte kryefjala e gjithë diskutimeve të të pranishmëve në këtë takim.