Në datën 20.02.2018, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua mbledhja e KBU-së, Ishëm Erzen, drejtuar nga Prefektja e Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari, nën cilësinë e kryetarit të këtij këshilli.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin mbi 50% të anëtarëve, të cilët plotësojnë kurumin e vendimarrjes për çështjet e trajtuara për subjekte private ku veçohet miratimi i një kërkese për imbotilim, si dhe u votua në mënyrë unanime që çdo subjekti debitor i ABU-së nuk do t’i miratohet leja e ujit pa shlyer detyrimet financiare.