Mbledhja e Këshillit të Basenit Ishëm-Erzen
February 21, 2018
Nisma “Të pastrojmë Shqipërinë” 
February 23, 2018

Prefektja e Tiranës ngre Komitetin Rajonal Kundër Trafikimit të Personave

Në  zbatim të Urdhërit  Nr. 6 datë 26.01.2017 të Kryeministrit “Për ngritjen e Komitetit Rajonal Kundër Trafikimit të Personave”, si dhe Urdhërit Nr. 39 datë 20.02.2018  të Prefektit në datën 22.02.2018 ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u ngrit KRAT-i nën drejtimin e Prefektes Znj. Suzana Jahollari.

E pranishme në këtë mbledhje ishte Znj. Rovena Voda Zv/ Min.Brendshëm, si dhe të gjithë anëtarët e përfshirë në Komitetin Rajonal Kundër Trafikimit Njerëzor.

Në këtë mbledhje u diskutua sipas rendit të ditës për:

  1. Punën e realizur nga të gjitha strukturat Kundër Trafikimit njerëzor në të gjitha etapat, duke filluar nga parandalimi, ndjekja penale, mbrojtja sociale, bashkërendimi i punës.
  2. Miratimin e rregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Rajonal Kundër Trafikimit të Personave.
  3. Në lidhje me problemet e ndeshura, si dhe rreth hartimit të fushatave të përbashkëta sensibilizuese.
  4. Përcaktimin e detyrave dhe masave që do merren në zbatim të Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit Njerëzor.
  5. Përckatimin e anëtarëve të Tryezës Teknike.

Comments are closed.