Më datë 02.10.2018 Prefekti Qarkut Tiranë znj. Jahollari zhvilloi një takim me Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë z. Arbjan Mazniku dhe Drejtorin e Emergjencave Civile Tiranë z. Erind Bejko. Në këtë takim u diskutua rreth problematikave të krijuara javën e fundit si pasojë e zjarreve. U theksua fakti se ka një ndryshim mjaft të ndjeshëm e të dukshëm përsa I përket vitit të kaluar ku u përballëm me një numër të konsiderueshëm zjarresh. Që këto situata të reduktohen akoma edhe më shumë duhet një bashkëpunim dhe koordinimi më i ngushtë ndërmjet strukturave me njëra tjetrën, krahas masave parandaluese dhe sensibilizuese që duhen ndërmarr.