Sot më datë 11.12.2018, pranë ambienteve të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u organizua takimi i përbashkët me z.Zamir Dedej, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe z. Ilir Vishkurtin, Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në lidhje me qartësimin e përfaqësisë që duhet të jenë pjesë e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Tiranës dhe përpilimin e rregullores së këtij komiteti.
Nga diskutimet e bëra në këtë takim u konkludua se:
- Për Qarkun e Tiranës do të ngrihet një Komitet
- Në mbledhjen e parë që ky komitet do të zhvillojë do të miratohet rregullorja me të cilën do funksionoj ky komitet
- Komiteti duhet të mblidhet të paktën dy herë në vit
- Nga mbledhjet e komitetit duhet të dalin rekomandime të cilat do kenë fuqinë e vendimeve.