U zhvillua takimi në Ministrinë e Brendshme me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
December 6, 2018
Më datë 11.12.2018 , u organizua takim në lidhje me Komitetin e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Tiranës dhe përpilimin e rregullores së këtij komiteti
December 11, 2018

Sot më datë 7.12.2018, Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Jahollari, zhvilloi takimin e përbashkët ndërinstitucional për sigurinë e digave të Liqenit Artificial të Tiranës, Ujëmbledhësit të Bovillës dhe Rezervuarit të Farkës

Sot më datë 7.12.2018, Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Jahollari, zhvilloi takimin e përbashkët ndërinstitucional për sigurinë e digave të Liqenit Artificial të Tiranës, Ujëmbledhësit të Bovillës dhe Rezervuarit të Farkës. Në takim u përfaqësuan në nivele drejtuese dhe ekspertësh edhe institucionet e mëposhtëme:

  1. Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha;
  2. Ujësjellës Kanalizime Tiranë- sh.a;
  3. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;
  4. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

U diskutua lidhur me pronësinë e digave që kushtëzon investimet për monitorimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe projektet/studimet. U saktësua që ligjërisht pronësia e veprave ujëmbledhëse i përket bashkive.

U la si detyre të vazhdojë puna për kryerjen e një studimi dhe hartimi i një projekti për rehabilitimin e plotë të veprës ujëmbledhëse.

Comments are closed.