Sot më datë 7.12.2018, Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Jahollari, zhvilloi takimin e përbashkët ndërinstitucional për sigurinë e digave të Liqenit Artificial të Tiranës, Ujëmbledhësit të Bovillës dhe Rezervuarit të Farkës
December 7, 2018
Sot, në datën 11.12.2018, Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme
December 11, 2018

Më datë 11.12.2018 , u organizua takim në lidhje me Komitetin e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Tiranës dhe përpilimin e rregullores së këtij komiteti

Sot më datë 11.12.2018, pranë ambienteve të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u organizua takimi i përbashkët me z.Zamir Dedej, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe z. Ilir Vishkurtin, Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në lidhje me qartësimin e përfaqësisë që duhet të jenë pjesë e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Tiranës dhe përpilimin e rregullores së këtij komiteti.

Nga diskutimet e bëra në këtë takim u konkludua se:

  • Për Qarkun e Tiranës do të ngrihet një Komitet
  • Në mbledhjen e parë që ky komitet do të zhvillojë do të miratohet rregullorja me të cilën do funksionoj ky komitet
  • Komiteti duhet të mblidhet të paktën dy herë në vit
  • Nga mbledhjet e komitetit duhet të dalin rekomandime të cilat do kenë fuqinë e vendimeve.

Comments are closed.