Më datë 12.12.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari, ishte pjesë e panelit drejtues të prezantimit të projektit HELVETAS “BASHKI TË FORTA” , pjesë e strategjisë së bashkëpunimit Zvicerian në fushën e qeverisjes demokratike.
Prezent në këtë tryezë ishin Prefekti i Qarkut Tirane, Kryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, përfaqësues nga 5 bashkitë e Qarkut Tiranë, shoqëria civile, etj.
Ky takim u drejtua nga Z. Jackues Merat si lider i projektit dhe nga grupi i oficerëve që do të ndjekin zbatimin e projektit për çdo qark.
Qëllimi i këtij projekti ishte prezantimi me Strategjinë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2014-2020, ligjin “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligjin “Për financat e vetëqeverisjes vendore”. Gjatë bisedimeve u theksua nevoja për menxhimin e kapaciteteve bazuar në performancë dhe forcimin e mëtejshëm të tyre. Fokus të vecantë kishin gjithashtu komponentët si menaxhimi i mbetjeve urbane, arsimi parashkollor, monitorimi i performancës së bashkive si dhe trajnimet për çdo përfaqësues dhe mbikëqyres të këshillave bashkiakë.