Më datë 14.12.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Znj. Rovena Voda, Zëvendësministri i Brendshëm, Znj. Leyla Moses-Ones e ngarkuar me punë nga Ambasada e Sh.B.A-së, Z. Duncan Norman, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, Z. Robert Wilton ,Zëvendësambasador i Prezencës së OSBE-së. Gjatë takimit u diskutua mbi veprimtarinë e Koordinatorit Kombëtar gjatë vitit dhe u bë prezantimi i Procedurave Standarte të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit.Në fund të takimit u diskutua mbi përpjekjet e bëra për adresimin dhe rritjen e identifikimit të rasteve potenciale të trafikimit, rolin e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve dhe identifikimin proaktiv të viktimave të trafikimit.