Më datë 17.10.2018, me inicimin e Prefektit të Qarkut Tiranë, znj.Suzana Jahollari u zhvillua mbledhja me pjesmarrjen e z.Mimoza Leka, përfaqësuese e Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit, znj.Majlinda Bozgo, përfaqësuese e MBZHRAU dhe përfaqësues të Njësisë Administrative Vaqarr.
Në këtë mbledhje, objekt i së cilës ishte bashkërendimi i punës ndërmjet Njësisë Administrative Vaqarr dhe ZVRPP-Tiranë, për marrjen e gjendjes juridike të përditësuar të pasurive për të cilat ka aplikime për pajisje në AMTP nga përdorues të tokës bujqësore, sipas Ligjeve 171 dhe 172/2014 dhe VKM-ve respektive, në kuadër të plotësimit të dokumentacionit përkatës.