Më datë 21.11.2018 Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takimin me Drejtorin e ZVRPP Tiranë, z. Eljon Semanaj dhe Grupin e Punës “Toka Prioritet”. U diskutua në kuadër të evidentimit dhe zgjidhjes së problematikave të dala gjatë procesit të pajisjes me AMTP dhe nga korespondenca zyrtare e Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, për të përmbushur një ndër prioritetet e Qeverisë sic është edhe “Toka Prioritet”. Rregjistruesi ZVRPP Tiranë ofroj bashkëpunim duke propozuar që në datën 05.11.2018, do të zhvillohet një takim ndërmjet pushtetit vendor, kryetarëve të njësive administrative, drejtues të institucioneve të përfshira në këtë proces dhe ZVRPP.