Sot më datë 28.03.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin për situatën e Digave të Tiranës. Në këtë takim morën pjesë Z.Maks Muci Kryetar i Komitetit të Digave Tiranë, Z.Redi Molla Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Znj.Xhea Germajsi Drejtoresha Teknike e Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Në vecanti u diskutua për shqyrtimin e mundësive në lidhje me marrjen e masave në kuadër te sigurisë së Digës së Liqenit Artificial të Tiranës.