Mesazh ngushëllimi i Prefektes së Qarkut Tiranë, Zj. Jahollari:
Lajmi tjetër i rëndë i humbjes së jetës në krye të detyrës të Major Klodian Tanushi, na ka tronditur tej mase. Në këto çaste dhimbje, jam pranë familjes Tanushi, bashkëshortes dhe tre fëmijeve të tij.
Është dhimbje e madhe për të gjithë ne, për Forcat e Armatosura, për mbarë vendin. Emri i Major Klodianit do të mbetet për jetë i paharruar në altarin e nderit dhe krenarisë së Forcave të Armatosura dhe të vendit.
U prehtë në paqe Majori trim dhe i guximshem, përfaqesues i cilësive më të larta të ushtarakut të FA.