Ditën e sotme Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari dhe z.Sandër Lleshi, në kuadër të monitorimit të situatës në zonën e Perroit të Limuthit, në afërsi të rrugës Nacionale Tr-Dr, zhvilluan sot një kontroll në terren në prezencën e përfaqësuesve të bisneseve, Autoritetit Rrugore Shqiptare, Supervizorin e Rr.Tr-Dr, dhe institucione të tjera.
Ndërhyrjet në këtë zonë do vazhdojnë të kryhen në kuadër të masave për minimizimin e situatave që mund të krijohen nga rreshjet e shiut.