Takim i Prefektes me Kreun e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit në Kryeministri Znj. Gerta Lubonja
January 11, 2018
Takim në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës me të gjithë Prefektet
January 17, 2018

MONITORIMI I TRAJNIMIT “ME SHKOLLAT ​​PËR KOMUNITETE MË TË SIGURTA”

Sot më datë 12 Janar 2018 ora 12:30, në 1800 shkolla u zhvillua Trajnimi i Mësuesve Mbarëkombëtarë  “Me Shkollat ​​për Komunitete më të Sigurta”, ku rreth 30,000 mësues në të gjithë vendin u trajnuan për identifikimin dhe menaxhimin e rasteve të sjelljeve potencialisht të rrezikshme mes nxënësve, që kërcënojnë sigurinë e shkollave dhe komunitetit më gjërë. Kjo nisëm u iniciua nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, e mbështetur nga Zyra e Kryeministrit, Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri dhe Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Kjo iniciativë u organizua në kuadër të Strategjisë Kombëtare për të Luftuar Ekstremizmin e Dhunshëm në Shqipëri, përmes të cilit Qeveria Shqiptare është e përkushtuar për të nxitur një shoqëri të sigurt dhe të begatë, të bazuar në respektimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.

Institucioni Prefektit të Qarkut Tiranë, kreu misionin e tij edhe në këtë nisëm, ku me anë të përfaqësuesve të tij monitoroi trajnimin në tre shkolla të Qarkut Tiranë, “Vasil Shanto”, “Petro Nini Luarasi” dhe “Bajram Curri”.

Comments are closed.