Sot, më datë 14 dhjetor 2018 ora 12:00 , në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua mbledhja me Administratorët e Njësive Administrative Prezë, Bërxullë, Paskuqan dhe Administratorët e Bashkive e Zyrave të Gjendjeve Civile Kamëz dhe Vorë.
Tema e diskutimeve në këtë takim ishte marrja e masave përkatëse në lidhje me problematikën e numrit të lartë të shtetasve me adresë të papërcaktuar në territorin e çdo Njësie Administrative.
Në përfudim të takimit, Prefekti i Qarkut Tiranë caktoi disa detyra dhe rekomandime për të gjithë institucionet e përfshira në këtë proces.