Pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë është ngritur Komiteti Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm. Krijimi i këtij Komiteti është një hap për rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit midis të gjithë aktorëve përkatës, duke siguruar një përgjigje kohezive që synon të mbrojë komunitetin dhe për të mbështetur sigurinë kombëtare.
Gjatë mbledhjes u diskutuan rastet e identifikuara dhe problematikat e tyre. Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime gjithëpërfshirëse mbi identifikimin e hershëm, ndërhyrjen dhe promovimin e praktikave gjithëpërfshirëse të angazhimit ndërinstitucional.