Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë lidhur me nje nga prioritetet kryesore të qeverisë që duke filluar nga 1 janari i vitit 2020, shërbimet për qytetarët të jenë online.
February 18, 2020
Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në promovimin e librit “Triptiku i Magjistarëve” të autorit Bashkim Shehu.
February 21, 2020

Në kuadër të marrjes së masave për çeljen e sezonit turistik 2020 u organizua një aksion pastrimi në zonën e plazhit i njohur si rreth rrotullimi Golem.

Në kuadër të marrjes së masave për çeljen e sezonit turistik 2020 u organizua një aksion pastrimi në zonën e plazhit i njohur si rreth rrotullimi Golem.

Pas mbylljes së këtij aksioni u zhvillua takimi i parë i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit nën drejtimin e znj. Suzana Jahollari, Prefekt i Qarkut Tiranë.

Në këtë takim ishin të pranishëm z.Blendi Klosi Ministër I Mjedisit dhe Turizmit,  anëtare të Komitetit Rajonal të Turizmit,  Kryetari i Bashkise Kavajë Z. Redjan Krali, Kryetar I Bashkisë Rrogozhinë z. Haxhi Memolla, të ftuar operatorë turistik.

Në këtë takim u diskutua mbi arritjet në fushën e turizmit gjatë vitit 2019, si dhe mbi punën përgatitore për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2020, si dhe u dhanë çertifikata për disa biznese të cilat i plotësojnë kushtet për ushtrimin e aktivitetit për sezonin e ardhshëm turistik. Tematikat që u diskutuan në këtë takim ishin:

–              Menaxhimi i mbetjeve

–              Menaxhimi i zhurmave

–              Ruajtja e rendit dhe sigurisë, me vëmendje të shtuar në plazhe,

–              Kryerja e shërbimit shëndetësor, furnizimi me ujë të pijshëm, energji elektrike, mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, etj.

 

Znj. Jahollari kërkoi angazhimin maksimal të gjithë strukturave të pushtetit vendor dhe atij qëndror në mbarëvajtjen e një sezoni turistik sa më të suksesshëm dhe atraktiv për turistët.

Comments are closed.