Prefekti i Qarkut Tiranë z.
Afrim Qëndro mori pjesë në takimin e organizuar me drejtuesit kryesorë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Bashkisë Tiranë, në kuadrin e marrjes së masave paraprake për menaxhimin e situatave të zjarreve, për stinën e pritshme të verës.
Në këtë takim u theksuan problematikat e konstatuara nga eksperiencat e mëprashme dhe masat që duhet të merren detyrimisht nga ky shërbim për feketshmëri të shtuar në punën e tyre në vijim.
Kryesisht vëmendja u përqëndrua te gadishëria e mjeteve në shtatë stacionet e shërbimit zjarrfikës që ka Bashkia e Tiranës si dhe instruktimi dhe stërvitja efikase e efektivit për çdo situatë emergjente.
Pas përfundimit të takimit, Prefekti i Qarkut Tiranë, vizitoi ambientet e ristrukturuara të drejtorisë si dhe kontaktoi me efektivin bazë të këtij institucioni mbi problematikat e tyre që hasnin në procesin e kryerjes së detyrës.