Sot datë 30. 07. 2018 u zhvillua në Sallën e Takimeve të Prefektit të Qarkut Tiranë, takimi i Prefektit të Qarkut Tiranë, zj. Suzana Jahollari, me përfaqësuesit e Bashkisë Kavajë dhe të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës. Tematika e takimit ishte çështja e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1108, datë 30.12.2015 “Për transferimin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te bashkitë të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”.
Për Bashkinë Kavajë në takim morën pjese:
1. z. Ardjan Malaj, Drejtor i Drejtorisë Juridike, dhe
2. z. Selami Hallulli, Përgjegjës i Sektorit të Ujitjes, Kullimit, Mirëmbajtjes së Kanaleve Vaditëse, Kulluese, Veprave Mbrojtëse dhe Menaxhimit të Rezervuareve.
Për Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Durrës në takim morën pjesë:
1. z. Elton Varaku, Drejtor i Drejtorisë, dhe
2. zj. Mimoza Lloshi, specialiste e kësaj Drejtorie.
U la si dertyrë që në vijim të ndiqet procedura e zbatimit të pikës 5 të VKM nr.1108 datë 30.12.2015. Për këtë do të mbahet një takim i përgjithshëm, javën e parë të shtatorit 2018, ku të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave, si dhe nga të 5 bashkitë e qarkut Tiranë. Do të diskutohet edhe për amendimin e VKM 1108 për sa i përket dikutimit të përkatësisë territoriale të disa veprave ujitëse ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë Kamëz.