Sot më 19.12.2018, në shenjë nderimi dhe kujtimi, për punën dhe kontributin e dhënë nga dëshmori z.Kujtim Hysi, u organizua përurimi i një ndër rrugëve të qytetit të Tiranës e cila do të mbaj emrin e tij. Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, në fjalën e saj theksoi se e kemi detyrim për ti ruajtur në memorien e vendit tonë këto figura me integritet të lart moral, si kontribues në historinë e tij.